Lidhje


Irani godet dhe i vë flakën anijes izraelite në Ngushticën e Hormuzit

 

Garda Revolucionare e Iranit ka njoftuar se ka sulmuar me dron një anije në Ngushticën e Hormuzit që, sipas tyre, është e lidhur me Izraelin, duke shkaktuar zjarr mbi anijen.

 

Komanda e Marinës së Gardës Revolucionare raportoi përmes platformës X, duke shkruar: “Anija MSC Ishyka, e cila është e lidhur me regjimin sionist, ishte objektivi i sulmit me dron dhe u përfshi nga flakët”.

 

Sipas burimeve, MSC Ishyka është një anije kontejnerësh me flamur liberian. Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës, ka qenë shpesh pikë tensioni mes Iranit dhe vendeve perëndimore.

XS
SM
MD
LG