Lidhje


Konflikti në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

 

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të zhvillojë një udhëtim “të paplanifikuar” në  Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar. Sipas raportimeve nga mediat e huaja kjo është vizita e parë e një udhëheqësi perëndimor në rajon që nga shpërthimi i luftës në Iran.

 

Burime qeveritare italiane thanë se objektivi kryesor i udhëtimit është forcimi i sigurisë energjetike të vendit, pasi rajoni i Gjirit Persik është një burim me rëndësi të madhe, si për sa i përket naftës ashtu edhe gazit natyror.

 

Meloni ka përsëritur mbështetjen e Italisë për vendet e Gjirit që janë shënjestruar nga sulmet iraniane. Gjithashtu ajo ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të forcuar më tej marrëdhëniet strategjike tregtare.

XS
SM
MD
LG