Zbulohet e vërteta e "Gerald Ford"? U sulmuam nga 17 drejtime! – Trump bën deklaratë tronditëse për aeroplanmbajtësen
Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me zhvillimet e fundit ushtarake në Lindjen e Mesme, duke pretenduar se USS Gerald R. Ford, aeroplanmbajtësja më e madhe dhe më e avancuar në botë, është përballur me një sulm të koordinuar nga forcat iraniane.
Gjatë një fjalimi të mbajtur në Florida, Trump deklaroi se anija u sulmua “nga 17 drejtime të ndryshme” me raketa dhe dronë, duke përshkruar një situatë që, sipas tij, për pak sa nuk përfundoi në katastrofë. Ai theksoi se sulmi ndodhi gjatë natës, në një moment kur anija ishte në operacion intensiv, duke shtuar se “na u desh të vraponim për të shpëtuar jetën”, ndërsa situata në bord u përshkrua si kaotike.
Sipas Trump, gjatë momentit kritik, nga aeroplanmbajtësja po ngriheshin avionë luftarakë në një ritëm ekstrem, deri në një avion çdo rreth 30 sekonda, një procedurë që në terminologjinë ushtarake lidhet me operacione të nivelit maksimal luftimi. Ai la të kuptohej se një mobilizim i tillë ndodh vetëm në rrethana kur ekziston një kërcënim serioz për vetë mbijetesën e anijes.
Duke folur për rëndësinë strategjike të USS Gerald R. Ford, Trump e cilësoi atë si “krenarinë e marinës amerikane”, një platformë gjigante që mbart mijëra marinarë dhe dhjetëra avionë luftarakë. Ai sugjeroi se një goditje e tillë, nëse konfirmohet në këto përmasa, do të përbënte një nga momentet më të rënda për fuqinë detare amerikane në dekadat e fundit.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensionesh të larta mes SHBA-së dhe Iranit, me zhvillime të njëpasnjëshme ushtarake dhe kërcënime për përshkallëzim të konfliktit në rajon. Në këtë kontekst, Trump ka theksuar vazhdimisht doktrinën e tij të “paqes përmes forcës”, duke paralajmëruar se çdo goditje ndaj interesave amerikane mund të përballet me një përgjigje të fortë dhe të menjëhershme.