Samiti arab, apel i përbashkët drejtuar Iranit për të ndaluar sulmet
Samiti arab përfundoi të enjten me një deklaratë të përbashkët, ku vendet pjesëmarrëse i bënë thirrje Iranit të ndalojë sulmet e tij kundër shteteve fqinje .
Deklarata e samitit dënon “sulmet e qëllimshme iraniane me raketa balistike dhe dronë”, të cilat – siç raportohet – synuan zonat e populluara dhe infrastrukturën civile, duke përfshirë objektet e energjisë, impiantet e shkripëzimit, aeroportet, ndërtesat e banimit dhe misionet diplomatike.
“Pjesëmarrësit theksuan se këto sulme nuk mund të justifikohen me asnjë pretekst ose në asnjë mënyrë”, vuri në dukje deklarata e përbashkët.
Në samit morën pjesë përfaqësues nga Azerbajxhani, Bahreini, Egjipti, Jordania, Kuvajti, Libani, Pakistani, Katari, Arabia Saudite, Siria, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.