Lidhje


SHBA godet “xhevahirin” e naftës iraniane, Teherani sulmon ambasadën amerikane në Irak. Trump thirrje Britanisë: Dërgoni anije në Hormuz

Lufta në Lindjen e Mesme mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit është futur në javën e saj të tretë. Mbrëmjen e ditës së djeshme presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se ushtria amerikane kishte goditur të gjitha objektivat ushtarake iraniane në Ishullin Kharg, ishull nga ku Irani nis 90% të eksporteve të naftës.

 

Presidenti gjithashtu kërcënoi se do godiste infrastrukturën iraniane të naftës nëse Teherani nuk lejon lëvizjen e lirë të anijeve të mallrave dhe të naftës e gazit natyror në ngushticën e Hormuzit.

 

Ndërkohë pas sulmit në Ishullin Kharg, Irani u përgjigj duke goditur ambasadën amerikane në Irak, ku nuk raportohet se ka të lënduar.

 

Ndër të tjera CNN raportoi ditën e djeshme se Teherani po shqyrton mundësinë e lejimit të kalimit të anijeve të naftës në Ngushticën e Hormuzin, por me kushtin që ngarkesat të tregtohen në juan kinez.

 

Përditësimet LIVE, 14 mars

 

16:11 Trump i bën thirrje Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar anije në Ngushticën e Hormuzit: Bashkohuni me ne, herët ose vonë…

 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka bërë thirrje Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera aleate që t’i bashkohen atij në dërgimin e anijeve ushtarake për të ndihmuar në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

 

13:28 “Mbylleni luftën e Iranit”, kancelari gjerman: Nuk do të bëhemi kurrë pjesë e saj

 

“Nuk jemi dhe nuk do të bëhemi kurrë pjesë e luftës në Iran”, deklaroi kancelari Friedrich Merz, i cili nënvizoi po përdoren “të gjitha kanalet diplomatike” për të dhënë fund konflikti.

 

11:51 “Çfarë po bëni”? Hamasi i bën thirrje Iranit: Mos sulmoni vendet fqinje

 

Grupi militant palestinez Hamas i bëri thirrje aleatit të tij, Iranit, që të ndalojë sulmet kundër fqinjëve ne rajon. “Edhe pse e njohim të drejtën e Republikës Islamike të Iranit për t’iu përgjigjur kësaj agresioni me të gjitha mjetet e mundshme,” -thuhet në deklaratën e Hamasit në Telegram, “i bëjmë thirrje vëllezërve tanë atje që të mos marrin në shënjestër vendet fqinje.”

 

09:38 Izraeli po planifikon sulm tokësor në Liban kundër Hezbollahut, zyrtari i lartë izraelit: Do bëjmë atë që bëmë në Gaza

 

Izraeli po përgatitet për një operacion tokësor në shkallë të gjerë në Libanin jugor, me qëllim “shpërbërjen” e forcave të Hezbollahut në jug të lumit Litani, sipas një raporti nga Axios që citon zyrtarë izraelitë dhe amerikanë.

 

08:24 “Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për një marrëveshje, por unë nuk e dua

 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten në mbrëmje Irani është “plotësisht i mposhtur” dhe po lutet për një “marrëveshje”, por ai nuk e dëshiron një të tillë, dy javë pasi shpërtheu lufta që i vuri flakën Lindjes së Mesme.

 

08:11 Trump kërcënoi infrastrukturën iraniane të hidrokarbureve, reagon Teherani: Do shkatërrojmë të gjitha objektet e naftës së SHBA në Lindjen e Mesme

 

Ushtria iraniane ka njoftuar se do të shkatërrojë të gjitha objektet e naftës, financiare dhe energjetike të lidhura me SHBA-në në Lindjen e Mesme, në përgjigje të kërcënimeve të Presidentit të SHBA-së Donald Trump kundër infrastrukturës së naftës së Iranit.

 

08:00 “Kalimi në Hormuz do fillojë shumë shpejt”/ SHBA godet ishullin iranian ku ndodhet 90% e naftës iraniane, Trump: Eliminuam çdo objektiv ushtarak, këtë herë kurseva…

 

Presidenti Donald Trump, nëpërmjet një postimi në Truth Social, njoftoi një nga sulmet ajrore më të fuqishme në historinë e SHBA-së në Lindjen e Mesme, duke shkatërruar objektiva ushtarake në ishullin iranian Kharg, ndërsa paralajmëroi se lundrimi i sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit do të mbrohej me çdo kusht.

 

07:48 Lufta në Lindjen e Mesme, Teherani godet ambasadën amerikane në Irak

 

Një sulm ndaj ambasadës amerikane në Bagdad ka tronditur kryeqytetin irakian, pasi një raketë ka goditur kompleksin ka krijuar panik te qytetarët e zonës.

 

07:35 Putin propozoi që uraniumi i Iranit të transferohej në Rusi për t’i dhënë fund luftës, Axios: Trump e refuzoi menjëherë alternativën e homologut rus

 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur poshtë një propozim nga homologu i tij rus, Vladimir Putin, për të transferuar uraniumin e pasuruar të Iranit në Rusi si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës kundër Teheranit, sipas Axios.

 

07:22 Irani po shqyrton mundësinë e lejimit të disa anijeve cisterna në Ngushticën e Hormuzit, ja kushti që kanë për ngarkesat e naftës

 

Irani po shqyrton mundësinë e lejimit të një numri të kufizuar cisternash nafte që të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, me kusht që ngarkesa e naftës të tregtohet në juan kinez, tha një zyrtar i lartë iranian për CNN./TCH

XS
SM
MD
LG