Lidhje


Anija e 21-të e Mirësisë mbërrin në Egjipt: 3.300 tonë ndihma turke drejt Gazës

 

Anija e 21-të e Mirësisë, e organizuar nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Turkish Red Crescent), mbërriti të shtunën në portin e El Arish në verilindje të Egjiptit, pasi u nis nga Mersini i Turqisë, duke transportuar një sasi të konsiderueshme ndihmash humanitare për popullsinë e Gazës. Dërgesa përfshin rreth 3.300 tonë ndihma, mes tyre 175.000 pako ushqimore, produkte bazë ushqimore, artikuj të kujdesit personal, veshmbathje, materiale për strehim, ujë të pijshëm dhe furnizime të tjera jetike. Pas mbërritjes në Egjipt, ngarkesa do të transferohet drejt Gazës përmes pikës kufitare Rafah, në bashkëpunim me Gjysmëhënën e Kuqe Egjiptiane, në kuadër të koordinimit ndërkombëtar për lehtësimin e krizës humanitare.

 

Dërgesat turke janë intensifikuar pas rihapjes së pjesshme të pikës kufitare Rafah më 2 shkurt, pas afro dy vitesh mbylljeje, çka ka krijuar mundësi për shtimin e ndihmave në kuadër të armëpushimit në fuqi. Që nga 7 tetori 2023, Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka dërguar vazhdimisht ndihma përmes nismës “Anija e Mirësisë”, duke forcuar rrjetin e solidaritetit përmes bashkëpunimeve me institucione publike dhe sektorin privat. Sipas planeve të shpallura, Turqia synon të dërgojë fillimisht 20.000 kontejnerë ndihma në Gaza, duke e shndërruar operacionin në një nga ndërhyrjet më të mëdha humanitare në rajon në muajt e fundit.

XS
SM
MD
LG