Trump zgjat sanksionet ndaj Rusisë edhe për një vit tjetër
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zgjatur për një vit një numër sanksionesh të vendosura më parë në lidhje me ndërhyrjen ushtarake në shkallë të gjerë të Rusisë në Ukrainë.
Kjo është regjistruar në një dokument të postuar në Regjistrin Federal të SHBA-së.
“Po e zgjas për një vit gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare të shpallur me Urdhrin Ekzekutiv 13660”, tha Trump në dokument.
Ky regjim përfshin zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë të vendosura me dekrete të presidentëve amerikanë në vitet 2014, 2018 dhe 2022. Siç theksohet në dokument, të gjitha këto masa kufizuese duhet të mbeten në fuqi pas 6 marsit 2026.
“Aktivitetet dhe politikat e përshkruara në këto urdhra vazhdojnë të kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe interesat e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara”, tha kreu i administratës së Uashingtonit.