Lidhje


E FUNDIT/ Doli në dosjet Epstein, arrestohet princi Andrew

 

BBC raporton se vëllai i Mbretit Charles të Anglisë, Andrew Mountbatten-Windsor është arrestuar nën dyshimin për shpërdorim detyre.

 

Kjo është hera e parë që një ish-princ, i cili është përballur me akuza të shumta për lidhje me abuzuesin e dënuar seksual Jeffrey Epstein, është arrestuar. Andrew ka mohuar vazhdimisht dhe me forcë çdo shkelje.

 

“Si pjesë e hetimit, sot (19/2) kemi arrestuar një burrë në të gjashtëdhjetat nga Norfolku me dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike dhe po kryejmë kërkime në adresa në Berkshire dhe Norfolk.

 

 

Burri mbetet në paraburgim policor për momentin. Nuk do ta bëjmë të ditur emrin e të arrestuarit, sipas udhëzimeve kombëtare”, njoftuan autoritete.

 

Ndihmës Shefi i Policisë Oliver Wright tha se kanë hapur një hetim mbi këtë pretendim për sjellje të keqe në detyrën publike.

 

“Është e rëndësishme që ne të mbrojmë integritetin dhe objektivitetin e hetimit tonë, ndërsa punojmë me partnerët tanë për të hetuar këtë vepër të dyshuar penale”, tha ai.

XS
SM
MD
LG