Sëmuret presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe “të Izraelit”, Muhamed Bin Zajed
Disa media ndërkombëtare kanë raportuar se presidenti i Emirateve të Bashkuara është sëmurur rëndë dhe ka anulluar takimet e planifikuara.
Megjithëse anullimi i takimeve te planifikuara janë një fakt zyrtar, nuk dihen detaje për gjendjen shëndetësore të tij. Përflitet se ai ka pësuar një atak kardiak një ditë pas një takimi me princin e kurorës saudite Muhamed bin Selman dhe një ditë përpara se të takohej me presidentin turk Erdogan.
Në vizitën e planifikuar për ditën e sotme në Indi, i cili është një aleat i ngushtë i përbashkët i Izraelit dhe Emirateve, ka shkuar djali i tij Halid bin Muhamed.
Muhamed bin Zajed ndodhet në një situatë të rëndë politike dhe izolimi nga vendet muslimane të rajonit Turqia, Arabia Saudite, Egjipti, Pakistani etj, pasi është vendosur nën presion që të braktisë aleancën me Izraelin dhe përfaqësimin e interesave izraelite tek popujt muslimanë.
Kjo situatë e rënduar vjen pas disa disfatave të njëpasnjëshme të Emirateve në rajon, ku përfshihen sulmi i drejtpërdrejtë i Arabisë Saudite i cili pasoi me shpartallimin e forcave pro emiratase që luftonin për ndarjen e Jemenit, mbështetja e hapur e Turqisë dhe Egjiptit ndaj qeverisë së Sudanit kundrejt forcave puçiste të RSF që mbështeten nga Emiratet, si dhe mbështetjes me armatime dhe me 10 mijë trupa të qeverisë somaleze nga Turqia, Egjipti dhe Unioni Afrikan, kundrejt separatistëve të Somaliland që mbështeten nga Izraeli dhe Emiratet (nëpërmjet bazës ushtarake që ka në Somaliland, Berbera).