Lidhje


“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë!”, dalin email-et e rënda të agjentit të Mossad-it Jeffrey Epstein

Dosja Epstein prek Shqipërinë, ndërsa rrjeti i tij del edhe më i errët. Thorbjørn Jagland, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, i shkruan agjentit të dyshuar të Mossad-it Epstei,n pas një vizite zyrtare në Tiranë, të zhvilluar më 24 maj 2012, duke përdorur formulimin: “I was in Tirana, extraordinary girls.” Ky komunikim sot analizohet në dritën e skandalit ndërkombëtar që mban emrin e Epsteinit.

 

Raportimet e fundit nga mediat amerikane dhe europiane tregojnë se publikimi i dokumenteve të reja nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka rihapur në mënyrë të fuqishme çështjen Jeffrey Epstein, duke nxjerrë në dritë mijëra faqe korrespondencash, email-e dhe materiale hetimore që lidhen me rrjetin e tij të kontakteve. Sipas raportimeve të CBS News, Associated Press dhe mediave të tjera amerikane, bëhet fjalë për mbi 3 milionë faqe dokumentesh, më shumë se 2,000 video dhe rreth 180,000 imazhe, të publikuara në kuadër të një procesi transparence të kërkuar nga Kongresi i SHBA-së. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e këtyre materialeve vijon të jetë e redaktuar, çka ka nxitur kritika nga përfaqësues të viktimave dhe organizata të të drejtave të njeriut, të cilat kërkojnë zbardhje të plotë të rolit të bashkëpunëtorëve të mundshëm.

 

Dosjet e publikuara deri më tani e paraqesin Epsteinin si një figurë që, edhe pas dënimit të tij të mëparshëm për krime seksuale, arriti të ruante akses në qarqe të larta politike, diplomatike dhe ekonomike. Reuters dhe The Guardian theksojnë se materialet përmbajnë komunikime private dhe shkëmbime personale, të cilat dëshmojnë përpjekjet e vazhdueshme të tij për të mbetur i pranishëm në rrethet e pushtetit. Pikërisht ky akses i pazakontë ka ushqyer prej vitesh dyshime dhe akuza publike nga gazetarë investigativë dhe autorë kritikë, të cilët e kanë përshkruar Epsteinin si aset informativ dhe mjet shantazhi, deri në pikën që në disa analiza dhe botime ai është cilësuar si “agjenti i Mossad-it Jeffrey Epstein”. Këto pretendime janë artikuluar gjerësisht në diskursin publik për shkak të mënyrës se si Epstein ndërtoi, dokumentoi dhe ruajti marrëdhënie komprometuese me figura me ndikim.

 

Në këtë kuadër, edhe Shqipëria shfaqet në dokumentacionin e publikuar. Mediat raportojnë për një email të vitit 2012, të dërguar më 25 maj 2012, ku Thorbjørn Jagland, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, i shkruan agjentit të dyshuar të Mossad-it Epstein, pas një vizite zyrtare në Tiranë, të zhvilluar më 24 maj 2012, duke përdorur formulimin: “I was in Tirana, extraordinary girls.” Ky komunikim sot analizohet në dritën e skandalit ndërkombëtar që mban emrin e Epsteinit.

 

Një tjetër element i dokumentuar në materialet e publikuara dhe i raportuar nga media shqiptare lidhet me një aplikim pune nga një vajzë nga Tirana, ku në dosje shfaqen shkëmbime mes ndërmjetësve dhe stafit të Epsteinit, që përfshijnë kërkesa për CV, fotografi dhe materiale shtesë. Edhe në këtë rast, dokumentet nuk provojnë takim apo punësim, por ilustrojnë mënyrën se si funksiononte rrjeti i kontakteve, filtrimeve dhe rekrutimeve të lidhura me Epsteinin.

 

 

 

Në plan ndërkombëtar, publikimi i këtyre dokumenteve ka rihapur debatin jo vetëm mbi krimet seksuale të Epstein, por edhe mbi mekanizmat e mbrojtjes dhe tolerimit institucional që i lejuan atij të ruante ndikim për vite me radhë. The Guardian, Associated Press dhe Reuters raportojnë për rritje të presionit ndaj autoriteteve amerikane për të sqaruar kriteret e redaktimit të dokumenteve dhe për të garantuar transparencë të plotë, ndërsa opinioni publik kërkon përgjigje për rolin real të rrjetit të tij dhe për arsyet pse një figurë kaq e komprometuar arriti të veprojë për një kohë kaq të gjatë pa u ndalur.

 

XS
SM
MD
LG