Lidhje


Kina ekzekuton ish-bankierin e lartë: Mori 155 milionë dollarë ryshfet

Autoritetet kineze kanë ekzekutuar Bai Tianhui, ish-drejtues i China Huarong International Holdings, pasi ai u shpall fajtor për marrje ryshfeti në vlerë të jashtëzakonshme – rreth 155 milionë dollarë. Vendimi u ekzekutua në qytetin Tianjin dhe u vu në zbatim pa dhënë asnjë lehtësim, një praktikë e rrallë, pasi në shumicën e rasteve dënimet me vdekje për korrupsion në Kinë jepen me pezullim dyvjeçar.

 

Sipas mediave shtetërore, Bai ka përfituar miliona në këmbim të favoreve në projekte blerjesh dhe financimesh mes viteve 2014–2018. Kompania ku ai punonte është pjesë e një prej fondeve më të mëdha të menaxhimit të borxheve në Kinë, ndërsa ka qenë prej kohësh një pikë kyçe në fushatën antikorrupsion të presidentit Xi Jinping.

 

Rasti i Bai-së nuk është i vetmi: ish-kryetari i Huarong, Lai Xiaomin, u ekzekutua në vitin 2021 për shuma edhe më të mëdha ryshfeti.

 

Bai e apeloi vendimin, por Gjykata e Apelit dhe më pas Gjykata e Lartë e lanë në fuqi dënimin, duke deklaruar se krimet e tij ishin “jashtëzakonisht të rënda” dhe se ryshfetet kishin shkaktuar dëm të madh për interesat e shtetit dhe të popullit.

 

Kina nuk publikon statistika zyrtare për ekzekutimet, por organizatat e të drejtave të njeriut vlerësojnë se vendi kryen mijëra të tilla çdo vit./joq

XS
SM
MD
LG