Lidhje


Mashtrim i rëndë: Palestinezët nga Gaza u mashtruan për të udhëtuar drejt Gjermanisë dhe përfunduan në Afrikën e Jugut

Ambasada e Shtetit të Palestinës në Afrikën e Jugut ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke denoncuar një “entitet mashtrues” që ka organizuar udhëtimin e 153 palestinezëve nga Gaza përmes Aeroportit Ramon në Izrael, me tranzit në Nairobi, pa asnjë njoftim paraprak apo koordinim me autoritetet zyrtare.

 

Sipas ambasadës, ky grup ka përfituar nga gjendja tragjike humanitare në Gaza për të përfituar financiarisht: “shfrytëzoi familjet, mashtroi, dhe më pas shmangu çdo përgjegjësi”, thuhet në komunikatë.

 

Ambasada apelon që qytetarët palestinezë të jenë shumë të kujdesshëm dhe të shmangin bashkëpunimin me ndërmjetës jozyrtarë. Ajo u rekomandon qartë atyre që të kontaktojnë Ambasadën në Afrikën e Jugut ose institucionet zyrtare palestineze për çdo çështje udhëtimi, në mënyrë që siguria dhe koordinimi të jenë adekuatë.

 

Në të njëjtën kohë, ambasada falënderon qeverinë e Afrikës së Jugut për vendimin “sovran dhe humanitar” për t’u dhënë pasagjerëve vizë hyrëse 90-ditore, duke e cilësuar këtë si shprehje të qëndrimit parimor dhe mbështetjes së palëkundur të Afrikës së Jugut ndaj popullit palestinez.

XS
SM
MD
LG