Lidhje


“E humba rrugën” – Diddy i lutet gjykatësit për mëshirë para shpalljes së dënimit

Sean “Diddy” Combs pritet të dënohet sot në Nju Jork, pasi u shpall fajtor për dy akuza të transportimit për prostitucion. Ai u dënua për organizimin e udhëtimeve ajrore nëpër Shtetet e Bashkuara me qëllim marrëdhënie seksuale që ai i quante “freak-offs”, ku përfshiheshin të dashurat e tij dhe punonjës meshkuj seksi.

 

Prokuroria ka kërkuar që Combs të vuajë të paktën 11 vite burg, ndërsa avokatët e tij i kanë kërkuar gjykatës vetëm 14 muaj. Para shpalljes së vendimit, Combs pritet t’i drejtohet personalisht gjyqtarit Arun Subramanian, duke i kërkuar mëshirë.

 

“E humba rrugën,” ka deklaruar ai në një nga fjalët e përgatitura për seancën, përcjell BBC

 

Gjykata ka marrë dhjetëra letra nga familjarë dhe miq të Combs, që kërkojnë lirimin e tij sa më shpejt.

 

Por mes dëshmive ka pasur edhe thirrje për një dënim të ashpër, përfshirë një letër nga këngëtarja Cassie Ventura, e cila ka kërkuar që ish-partneri i saj të marrë një ndëshkim të rëndë.

 

Ky vendim pritet të jetë një nga më të rëndësishmit në karrierën dhe jetën personale të Combs, një nga figurat më të njohura të industrisë së muzikës hip-hop./hashtag

XS
SM
MD
LG