Lidhje


I.zraeli shqyrton reduktimin e ujit në veri të Gazës për zhvendosjen e palestinezëve në jug

Izraeli po mendon të reduktojë furnizimin me ujë në veri të Gazës, ndërsa riparon tubacionet në jug, në përgatitje për zhvendosjen e palestinezëve nga qyteti i Gazës si pjesë e një plani më të gjerë për pushtimin e enklavës, tha transmetuesi publik i vendit.

 

KAN raportoi se qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu po shqyrton uljen e ujit të dërguar në veri, ndërsa punon për të rregulluar dy tubacione të drejtpërdrejta në jug të Gazës.

 

Ky hap vjen ndërsa Izraeli përballet me akuza se po e përdor etjen si armë në gjenocidin mbi Gazën, krahas urisë së detyruar dhe kufizimeve mbi ndihmën humanitare.

 

Që nga janari, Izraeli ka ndërprerë furnizimin me ujë nga kompania kombëtare izraelite Mekorot, një nga burimet e fundit që furnizonte enklavën, sipas Zyrës së Medias së Qeverisë së Gazës.

 

Më 9 mars, ushtria izraelite gjithashtu preu linjën e fundit të energjisë që furnizonte impiantin qendror të shkripëzimit të ujit në jug të Deir al Balah, duke ndalur prodhimin masiv të ujit të pijshëm dhe duke përkeqësuar krizën.

 

Të mërkurën, ministri i mbrojtjes Israel Katz miratoi një plan ushtarak të quajtur "Qerret e Gideonit 2" për të pushtuar qytetin e Gazës, pavarësisht përpjekjeve të ndërmjetësimit dhe pranimit nga Hamasi të një propozimi për armëpushim./trt

 

XS
SM
MD
LG