Papa Leoni bën thirrje për armëpushim në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë
Wednesday, 20 August 2025 21:27

Udhëheqësi shpirtëror i katolikëve dhe kreu i Vatikanit, Papa Leoni XIV bëri thirrje për armëpushim në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, transmeton Anadolu. Papa foli gjatë seancës së pritjeve të përgjithshme që mban gjatë ditëve të mërkura.
Në vlerësimin e tij lidhur me situatën në Lindjen e Mesme dhe luftën Rusi-Ukrainë, Papa tha se 22 gushti do të jetë një ditë lutjeje dhe agjërimi “për paqe, drejtësi dhe për ata që vuajnë në konflikte të armatosura”.
Papa bëri thirrje për armëpushim dhe dialog për paqe në Lindjen e Mesme dhe luftën Rusi-Ukrainë.
Papa edhe më parë ka bërë thirrje për respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe armëpushim në Rripin e Gazës, i cili ndodhet nën sulmet izraelite./mesazhi