A po e përdor Netaniahu sëmundjen si alibi për ti shpëtuar gjyqit për korrupsion ndaj tij?

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk do të marrë pjesë në procesin gjyqësor ndaj tij për korrupsion për shkak të një helmimi nga ushqimi. Më herët ishte bërë e ditur se Netanyahu nuk do të merrte pjesë në mbledhjen javore të qeverisë, ndërsa sipas raportimit të Ynet, dëshmia e tij në procesin gjyqësor, e cila ishte planifikuar për nesër dhe të martën, është anuluar për shkak të gjendjes shëndetësore.
Gjykatësit kishin pranuar më 29 qershor të shtynin seancat për arsye diplomatike, pas një kërkese të paraqitur nga Netanyahu dhe të mbështetur nga presidenti amerikan Donald Trump.
Sipas Times of Israel, Netanyahu është ndier keq gjatë natës dhe mjekët kanë konstatuar se është helmuar nga ushqimi, pasi kishte konsumuar një vakt të prishur.