Presidenti iranian Pezeshkian bisedon me princin saudit bin Salman
Sunday, 15 June 2025 09:33

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka zhvilluar një bisedë telefonike me princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, raporton agjencia IRNA. “Që kur kam marrë detyrën si president, jam përpjekur të forcoj paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon, por regjimi sionist ka penguar dhe sabotuar çdo përpjekje tonën,” citohet të ketë thënë Pezeshkian.
Marrëdhëniet mes Riadit dhe Teheranit janë përmirësuar ndjeshëm që nga viti 2023, kur të dy vendet ranë dakord të rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas vitesh armiqësie.
/mesazhi