Lidhje


Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Në një deklaratë të shpërndarë nga Sekretarja për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në rrjetin social X, Trump e ka cilësuar ngjarjen si një “sulm të qëllimshëm kundër ligjvënësve të shtetit”.

Ai thekson se një dhuna e tillë, e tmerrshme nuk do të tolerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Jam informuar mbi të shtënat e tmerrshme që ndodhën në Minnesota, të cilat duket se kanë qenë një sulm i synuar ndaj ligjvënësve të shtetit.

 

Prokurorja jonë e Përgjithshme, Pam Bondi, dhe FBI janë duke hetuar ngjarjen dhe do të ndjekin penalisht çdo person të përfshirë deri në masën më të plotë që lejon ligji.

 

Dhuna e tillë e tmerrshme nuk do të tolerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti i bekoftë njerëzit e mrekullueshëm të Minnesotës – një vend vërtet i jashtëzakonshëm!”, shkruan Shtëpia e Bardhë.

 

Sipas informacioneve të publikuara nga policia, autori i dyshuar i vrasjes së Melissa Hortman ishte maskuar si oficer policie. Ai kishte një uniformë dhe stemë të ngjashme me atë zyrtare dhe drejtonte një automjet që ngjante me makinat e policisë, gjë që e bëri të mundur hyrjen në pronën e viktimave pa dyshime.

 

Superintendenti i Minnesotës, Drew Evans, deklaroi se rreth orës 02:00 të mëngjesit, autoritetet morën një telefonatë urgjente për incidentin që përfshinte senatorin Hoffman dhe bashkëshorten e tij.

 

Rreth orës 03:35, gjatë një kontrolli proaktiv në shtëpinë e Hortman, oficerët hasën në armë dhe shkëmbyen zjarr me të dyshuarin, por ky i fundit arriti të arratisej./panorama

 

XS
SM
MD
LG