Prishen raportet Moskë-Beograd/ Shërbimi i Jashtëm i Zbulimit të Rusisë: Industria serbe e mbrojtjes dërgoi mijëra raketa për Ukrainën
Monday, 02 June 2025 23:52

Rusia dhe Serbia nuk kanë më një raport të mirë mes tyre, të paktën pas një zbulimi të Moskës. Shërbimi i Jashtëm i Zbulimit të Rusisë (SVR) akuzoi industrinë serbe të mbrojtjes për furnizimin e Ukrainës me armë, pavarësisht qëndrimit zyrtar të neutralitetit që ka mbajtur Beogradi në lidhje me luftën.
Sipas një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të SVR-së, të paktën shtatë kompani kryesore të industrisë serbe të mbrojtjes kanë dërguar qindra mijëra raketa dhe miliona fishekë për armë të vogla drejt Ukrainës, duke përdorur, siç pretendohet, “certifikata të rreme të përdoruesit final”.