Lidhje


Huthit shënjestrojnë aeroportin izraelit "Ben Gurion" me raketë hipersonike

Huthit e mbështetur nga Irani në Jemen njoftuan se kanë shënjestruar aeroportin "Ben Gurion" në kryeqytetin izraelit Tel Aviv me një raketë hipersonike për herë të tretë në 24 orët e fundit.

 

Në një deklaratë me shkrim nga Forcat e Armatosura të Jemenit të lidhura me Huthit thuhet se është shënjestruar aeroporti "Ben Gurion" i Izraelit."Forcat tona raketore kanë kryer një operacion të kualifikuar ushtarak duke synuar aeroportin 'Ben Gurion' me raketë hipersonike për herë të tretë në 24 orët e fundit", thuhet në deklaratë.

 

Ushtria izraelite njoftoi këtë mëngjes se sirenat paralajmëruese kanë rënë në pjesë të ndryshme të vendit për shkak të një rakete të lëshuar nga Jemeni dhe se ata ndërhynë ndaj kësaj rakete.

 

Gazeta "The Times of Israel" raportoi se sirenat u dëgjuan në Kuds dhe rrethinat e tij, në disa zona në Bregun Perëndimor dhe pranë Detit të Vdekur për shkak të raketës së lëshuar nga Jemeni./AA

XS
SM
MD
LG