Izraeli mbyll tri shkollat palestineze në Jerusalemin Lindor

Tensionit në Jerusalemin Lindor u shtuan të enjten, pasi forcat izraelite të sigurisë mbyllën tre shkolla që operonin nën kujdesin e Agjencisë së OKB-së për popullsinë Palestineze.
Shkollat ndodheshin në kampin e refugjatëve në Swafat, një zonë e aneksuar nga Izraeli, dhe u mbyllën menjëherë pasi nxënësit kishin filluar mësimet.
Sipas raportimeve të BBC, qindra fëmijë palestinezë u detyruan të largoheshin nga ambientet shkollore.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë vajza me uniforma që përqafohen jashtë shkollës, ndërsa forcat izraelite kishin rrethuar zonën.
Në murin e njërës prej shkollave ishte vendosur një urdhër zyrtar që ndalonte funksionimin e mëtejshëm të institucioneve arsimore në këtë zonë, përfshirë punësimin e stafit dhe praninë e nxënësve.
Mbyllja e këtyre shkollave vjen në një kohë kur tensionet mes Izraelit dhe shoqatën botërore palestineze (UNRWA) janë rritur ndjeshëm.
Agjencia është akuzuar nga autoritetet izraelite për lidhje me grupe ekstremiste, akuza që vetë UNRWA i ka mohuar.
Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar se ndërhyrje të tilla cenojnë rëndë të drejtën për arsim të mijëra fëmijëve palestinezë dhe rrezikojnë stabilitetin social në zonat e ndjeshme.