Deputeti iranian akuzon I.zraelin si autor të sh.përthimit në portin Bandar Abbas

Zyrtarë të lartë të Iranit përjashtuan mundësinë e sabotimit lidhur me shpërthimin në portin Bandar Abbas, por deputeti i Teheranit, Mohammad Siraj tha se ka shenja të qarta se Izraeli është i përfshirë në shpërthim.Duke folur për faqen e lajmeve "Rokna" që transmeton nga Teherani, deputeti Siraj pretendon se shpërthimi në portin Bandar Abbas në bregdetin e Gjirit Persik të Iranit është sabotim.
Ai thotë se shpërthimet në port kanë ndodhur në katër pika të ndara. "Fakti që shpërthimet ndodhën në katër pika të ndara do të thotë se brenda kontejnerëve ishin vendosur materiale shpërthyese", tha Siraj.
"Kimikatet zakonisht ndizen vetëm në një pikë dhe nuk shkaktojnë shpërthime të tilla të njëkohshme. Këto kontejnerë mund të jenë mbushur me eksplozivë gjatë transportit ose edhe të jenë kontaminuar nga agjentë vendas", tha ligjvënësi iranian, duke hedhur poshtë mundësinë e një zjarri natyror.
Siraj shtoi se Izraeli mund të ketë përdorur satelitë ose pajisje kohore me telekomandë për të kryer shpërthimet. "Ata kishin llogaritur saktësisht se kur kontejnerët do të shkaktonin dëmin më të madh në port. Ka shenja të qarta se Izraeli është i përfshirë në këtë", tha ai.
Një shpërthim ndodhi dje në orët drekës në portin Bandar Abbas që ndodhet në bregdetin e Gjirit Persik në jug të Iranit. Shkaku i shpërthimit ende nuk është përcaktuar.
Të paktën 40 persona humbën jetën dhe më shumë se një mijë të tjerë u plagosën në incidentin që ndodhi me shpërthimin e disa kontejnerëve në port.
Në pamjet që erdhën nga zona e incidentit shihej se një pjesë e portit pësoi dëme të mëdha.
Autoritetet iraniane thanë se deri më tani nuk kanë siguruar ndonjë provë se shpërthimi është sabotim./AA