Lidhje


Gazetarët francezë tubohen në Paris në solidaritet me kolegët e tyre në Gaza

Të veshur me jelekë të bardhë të shkruar “PRESS” dhe me njolla të kuqe që simbolizonin gjakun, demonstruesit mbanin fotografi të gazetarëve palestinezë që humbën jetën gjatë ofensivës së vazhdueshme izraelite.

 

Gazetarë nga anembanë Francës janë tubuar në Paris për të shprehur solidaritet me kolegët e tyre palestinezë në Rripin e Gazës, ku sulmet izraelite vazhdojnë që nga muaji tetor i vitit 2023, raporton Anadolu.

 

Qindra gazetarë nga organizata të ndryshme mediatike u tubuan në Sheshin Bastille, duke mbajtur një protestë simbolike në shkallët e ndërtesës së operës, me qëllim për rritur ndërgjegjësimin për gjendjen e rëndë të punonjësve të medias në enklavën e rrethuar palestineze.

 

Të veshur me jelekë të bardhë të shkruar “PRESS” dhe me njolla të kuqe që simbolizonin gjakun, demonstruesit mbanin fotografi të gazetarëve palestinezë që humbën jetën gjatë ofensivës së vazhdueshme izraelite.

 

Pankartat “Ndal masakrës ndaj gazetarëve, në solidaritet me kolegët tanë” u shfaqën në protestë.

Sipas autoriteteve lokale, të paktën 211 gazetarë palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023.

 

Më 18 mars, ushtria izraelite rifilloi sulmet në Gaza, duke thyer marrëveshjen e armëpushimit dhe të shkëmbimit të të burgosurve që hyri në fuqi në muajin janar.

Që nga 7 tetori i vitit 2023, ushtria izraelite në sulmet e saj brutale ka vrarë të paktën 51 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

 

Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

 

Izraeli për luftën në enklavën palestineze gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

XS
SM
MD
LG