STAMBOLLI NË KËMBË PËR GAZAN
Monday, 14 April 2025 15:20

Fondacioni Humanitar për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore (İHH) organizoi një marshim proteste për të dënuar sulmet e Izraelit ndaj Gazës dhe për të treguar mbështetje ndaj popullit palestinez, me moton “Gaza po vdes, ngrihuni!”.
Kryetari i përgjithshëm i İHH-së, Bülent Yıldırım, gjatë fjalimit të tij theksoi se kryeministri izraelit Netanyahu, duke u mbështetur te Trump, theu marrëveshjet dhe kreu masakra. Ai tha se Izraeli kupton vetëm gjuhën e forcës dhe se siç u çlirua Shami, tani është radha e Kudsit (Jeruzalemit).
Ai akuzoi Izraelin për vrasje të grave, fëmijëve, gazetarëve dhe për bombardimin e spitaleve, duke sfiduar mbarë botën dhe duke u përpjekur të manipulojë opinionin publik me politikën e “normalizimit”.
Sipas Yıldırım-it, popujt nuk i duan as Izraelin, as Trumpin, as shtypësit – dhe as ne nuk i duam.
Ai deklaroi se është dita e zemërimit, dita e zemërimit të fëmijëve të gjymtuar nga lufta, dhe paralajmëroi se protestat do të shtohen. Ai bëri thirrje për një vetëdije globale dhe për një lëvizje ndërkombëtare për pavarësi, duke pohuar se sionizmi do të dështojë në Amerikë, në Evropë, në Turqi dhe kudo në botë.
“Rroftë liria e popujve,” – tha ai, duke shtuar se protestat do të vazhdojnë në të gjitha qytetet dhe se Izraelit do t’i thuhet: “Po vijmë, dhe këtë herë me lejen e Allahut do të jetë fundi yt.”