BE do të vendosë sanksione ndaj 26 bjellorusëve dhe 2 entiteteve

Bashkimi Evropian (BE) ka shtuar 26 bjellorusë dhe dy organizata në listën e saj të sanksioneve, transmeton Anadolu. Këshilli i BE-së njoftoi se në listën e sanksioneve janë përfshirë gjyqtarë bjellorusë, drejtorë burgjesh dhe zyrtarë të qendrave të paraburgimit, së bashku me kreun e njësisë mjekësore në një prej institucioneve korrektuese, ku disa të burgosur politik përballen me “kushte çnjerëzore dhe u nënshtrohen abuzime”.
26 individë dhe dy entitetet e shtuara në listë akuzohet se janë “përgjegjës për shtypjen e shoqërisë civile dhe opozitës demokratike në vend, si dhe për ndihmë për të anashkaluar sanksionet e BE-së”.
Pas këtij vendimi, numri total i individëve nga masat kufizuese të BE-së ndaj Bjellorusisë është rritur në 287, ndërsa numri i organizatave është 39.
Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve, ndalimin e qytetarëve dhe kompanive të BE-së që ofrojnë fonde për individët dhe subjektet e listuara, si dhe kufizime të udhëtimit./AA