Skandal në Kishën Katolike! Universiteti i Trierit zbulon rreth 800 fëmijë e të rinj të abuzuar seksualisht nga klerikët!
Një studim i Universitetit të Trierit në Gjermani ka zbuluar se rreth 800 fëmijë dhe të rinj janë abuzuar seksualisht nga priftërinj dhe klerikë të tjerë të Dioqezës Katolike të Trierit gjatë periudhës 1946–2021. Hulumtimi ka identifikuar mbi 250 autorë dhe persona të dyshuar, ndërsa numri real i viktimave mund të jetë shumë më i lartë.
Abuzimet kanë ndodhur në kisha, rezidenca priftërinjsh dhe institucione arsimore fetare. Disa klerikë kanë shfrytëzuar edhe sakramentin e rrëfimit për t’iu afruar fëmijëve.
Raporti zbulon gjithashtu se disa drejtues të Kishës kanë mbrojtur autorët dhe kanë shmangur përgjegjësinë, ndërsa viktimat janë detyruar të heshtin për vite me radhë. Organizata e viktimave “MissBit” paralajmëron se abuzimet kanë vazhduar edhe pas vitit 2021.