Presidentja e Venezuelës mbërrin në Stamboll, takim me Erdogan
Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez pritet të zhvillojë këtë të hënë një takim kokë më kokë me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan. Ajo mbërriti në Turqi të dielën në mbrëmje pas një vizite pesëditore në Indi.
Mbërritja e saj u njoftua nga Ministri turk i Energjisë Alparslan Bayraktar, i cili tha se udhëheqësja iu përgjigj një ftese nga presidenti Erdogan.
Rodriguez dhe Erdogan janë planifikuar të takohen në orën 17:30 në Pallatin Dolmabahçe, njoftoi presidenca.
Turqia mban marrëdhënie të ngushta me Venezuelën, dhe Rexhep Tajip Erdogan mbajti marrëdhënie miqësore me qeveritë e Hugo Chavez dhe Nicolas Maduro.
Në vitet e fundit, Turqia ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh me Venezuelën në fushat e mbrojtjes, energjisë, turizmit dhe bujqësisë.